Sot në mëngjes më ftohtë në Petrovec të Shkupit dhe Berovë -6 gradë
- Temperatura më e ulët prej -6 gradëve është matur në Shkup-Petrovec dhe Berovë, -5 në Manastir dhe Demir Kapi, -4 në Tetovë dhe Strumicë, -3 në Prilep, Shtip dhe kavadar, -2 në Kriva Pallankë, Ohër, Kumanovë, Veles dhe Hanet e Mavrovës, ndërsa mbi zero është vetëm në Gjevgjeli, Krushevë dhe Kodër të Diellit me 1 gradë, kumtoi DPHM.
Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -6 gradëve është matur në Shkup-Petrovec dhe Berovë, -5 në Manastir dhe Demir Kapi, -4 në Tetovë dhe Strumicë, -3 në Prilep, Shtip dhe kavadar, -2 në Kriva Pallankë, Ohër, Kumanovë, Veles dhe Hanet e Mavrovës, ndërsa mbi zero është vetëm në Gjevgjeli, Krushevë dhe Kodër të Diellit me 1 gradë, kumtoi DPHM.
Në orët e mëngjesit dhe tëparadites vende-vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 13 gradë.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë.
Temperatura maksimale do të arrijë deri 7 gradë. ab/
Foto: МIА