• четврток, 25 декември 2025

Slot për Sallahun: E pret konkurrencë e madhe

Slot për Sallahun: E pret konkurrencë e madhe

Liverpul, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Tensionet midis trajnerit të Liverpulit, Arne Slot dhe lojtarit më të mirë të klubit nga sezoni i kaluar, Mohamed Sallah janë në pikë të qetë. Arsyeja është e thjeshtë: Sallah, si pjesë e reprezentacionit të Egjiptit e prit pjesëmarrje në AFKON (Kupën afrikane të kombeve).

Slot në konferencën për shtyp gjithashtu foli edhe për këtë situatë përpara duelit të nesërm me Totenhemin:

“Javën e kaluar deklarova se veprat flasin më shumë se fjalët. Vazhdojmë tutje. Sallah ishte në ekip duelin e fundit dhe ishte zëvendësimi i parë. Tani ai po pret paraqitje në AFKON dhe ndeshje të mëdha, është vërtet korrekte që ai të fokusohet në atë ngjarje”, deklaroi Slot.

Pas barazimit me Lidsin si mysafir disa raunde më parë, Sallah sulmoi trajnerin në një deklaratë për mediat për statusin e tij dhe shprehu pakënaqësi që ai ishte shpesh në stol, gjë që solli reagime në radhët e kampionit. Këto ditë, është gjithnjë e më e mundur të lexohet se klube nga Arabia Saudite janë gati ta shohin Sallahun në radhët e tyre.

Foto: EPA

Остани поврзан