• среда, 15 април 2026

Sllaveski: Denari është stabil, institucionet janë të gatshme për reagim në kohë të duhur

Sllaveski: Denari është stabil, institucionet janë të gatshme për reagim në kohë të duhur

Shkup, 26 mars 2026 (MIA0 - Besimi tek denari edhe më tej është stabil, pa ndryshime të konsiderueshme në sjelljen e deponuesve, theksoi guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski.

Ai gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Tema e ditës" në televizionin "Sitel" theksoi se pas reagimeve afatshkurta karakteristike për çdo paqartësi, gjendja sërish u stabilizua.

"Nuk ka ulje të depoziteve, përkundrazi, ato shënojnë rritje, që është tregues i qartë për beismin e qytetarëve në sistemin bankar", theksoi guvernatori.

Sipas tij, sistemi bankar edhe më tej është stabil dhe rerzistent, me nivel të lartë të kapitalit dhe likuiditetit. Adekuenca e kapitalit është rreth 19 për qind duke siguruar shtresë të konsiderueshme mbrojtëse në kushte të pasigurisë.

Duke folur për inflacionin, guvernatori theksoi se ngjarjet rrjedhëse në botë sjellin rreziqe të konsiderueshme, para së gjithash, përmes çmimeve të energjensëve dhe çrregullimeve në zinxhirët botërorë të furnizimit. Megjithatë, siç tha, Banka popullore i ndjekë sitatat me kujdes dhe është e gatshme të reagojë me të gjitha isntrumentet e disponueshme.

Si shtyllë shtesë stabiliteti janë cekur rezervat devizore, të cilat në fund të shkurtit ishin mbi 5,5 miliardë euro, që dukshëm është nivel më i lartë prej 70 për qind në krahasim me periudhën para pandemisë, duke siguruar mbështetje të sigurt për stabilitetin e kursit devizor.

Lidhur me zgjedhjen e zëvendësguvernatorëve, Sllaveski theksoi se procedura po zhvillohet në pajtim me procedurat ligjore. Janë propozuar dy profesionsitë me përvoja të larta nga Banka popullore - zonja Ana Mizreska, zëvendësguvernatore e deritanishme me përvojë në politikën monetare dhe hulimtimin, dhe zotëri Igor Veliçkovski, ekspert për sisteme pagesore dhe integrim në strukturat pagesore rajonale dhe evropiane. Këto propozime sigurojnë vazhdimësi në punë dhe stabilitet shtesë të institucionit. ab/

Foto: Banka popullore

Остани поврзан