• сабота, 19 октомври 2024

Sirena u dëgjuan në Kiev derisa Ukraina raporton për një sulm të madh me dronë rus

Sirena u dëgjuan në Kiev derisa Ukraina raporton për një sulm të madh me dronë rus

Kiev, 18 tetor 2024 (MIA) - Ukraina sot kumtoi se ka zmbrapsur një sulm të madh me dronë rusë gjatë natës. 

Komanda e forcave ajrore ukrainase kumtoi se nga dje në mbrëmje janë zbuluar 135 dronë, nga të cilat 80 janë zmbrapsur.

Rreth 10 ishin ende në ajër mbi Ukrainën qëndrore, ndërsa 44 u zhdukën nga radarët, ndërsa dy gjoja hynë në hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Sirena u dëgjuan në kryeqytetin Kiev për më shumë se katër orë gjatë natës, por autoritetet nuk raportuar dëme ose të plagosur. 

Ukraina më shumë se dy vjet e gjysmë mbrohet nga invazioni rus. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан