Simons informoi për lëndimin e tij, humb Kampionatin botëror këtë verë
- Çavi Simons, mesfushori i Totenhemit dhe kombëtares së Holandës, publikoi se ka pësuar lëndim të rëndë, për të cilin shkak nuk do të mund të luajë në Kampionatin botëror, i cili sivjet luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Londër, 27 prill 2026 (MIA) - Çavi Simons, mesfushori i Totenhemit dhe kombëtares së Holandës, publikoi se ka pësuar lëndim të rëndë, për të cilin shkak nuk do të mund të luajë në Kampionatin botëror, i cili sivjet luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
"Thonë se jeta mund të jetë e vrazhdë dhe unë ndjehem ashtu sot. Sezoni im papritur përfundoi dhe vetëm po mundohem ta interpretoj këtë. Sinqerisht, më është thyer zemra. Asjgë nuk ka kuptim. Gjithçka që desha ishte të luftoj për ekipin tim, e tani ajo mundësi më është marrë...së bashku me mundësinë të shkoj në Kampionatin botëror. Përfaqësimi i vendit tim këtë verë...është vetëm mundësi e lëshuar. Do të nevojitet kohë që të pajtohem me këtë, por do të vazhdoj të jem bashkëlojtari më i mirë që mundem. Nuk dyshoj se së bashku do ta fitojmë këtë betejë. Do të shkoj në këtë rrugë i udhëhequr nga besimi, me forcë, këmbëngulje, vetëbesim, duke i numëruar ditët derisa nuk kthehem në fushë. Keni durim me mua", ka shkruar futbollisti 23-vjeçar në rrjetet sociale.
Simons u lëndua në ndeshjen e xhiros së 34-të në Premier Ligë kundër Volverhemptonit (1:0). Ai u zëvendësua në minutën e 63-të. bsh/
Foto: EPA