Simeone: Jam i qetë, ekipi dha maksimumin
- Trajneri shumëvjeçar i Atletiko Madridit, Diego Simeone, nuk arriti të vijë drejt finales së tij të tretë në Ligën e kampionëve me klubin spanjoll, pasi që të martën humbi si mysafire tek Arsenali londinez me rezultat 1-0 në ndeshjen e revanshit gjysmë final, pas barazimit 1-1 para një jave në "Metropolitano".
Londër, 6 maj 2026 (MIA) - Trajneri shumëvjeçar i Atletiko Madridit, Diego Simeone, nuk arriti të vijë drejt finales së tij të tretë në Ligën e kampionëve me klubin spanjoll, pasi që të martën humbi si mysafire tek Arsenali londinez me rezultat 1-0 në ndeshjen e revanshit gjysmë final, pas barazimit 1-1 para një jave në "Metropolitano".
"Nëse jemi eliminuar, kjo do të htorë se kundërshtarët tanë merituan të shkojnë më tutje. Ata i shfrytëzuan mundësitë e veta, përfshirë edhe mundësinë e shkëlqyer në gjysmën e parë të lojës, dhe me meritë do të luajnë në finale. Nëse më pyesni se si ndjehem, ndjehem i qetë, ekipi dha absolutisht gjithçka", tha Simeone.
"Luajtëm mirë në mbrojtje në gjysmën e parë të lojës, jo aq mirë në sulm, por u përmirësuam. Patëm mundësitë tona dhe gjërat mund të shkonin në dobinë tonë, por për fat të keq nuk ndodhi ajo", tha Simeone.
Atletiko nën kryesimin e Simeones dy herë luajti në finalen e Ligëssë kampionëve, në vitet 2014 dhe 2016, por që të dy herat nga Real Madridi.
Simeone theksoi se edhe vetë plasmani në gjysmën e finales këtë sezon është sukses i madh për klubin.
"Ishim të mirë kundër Barcelonës në të katërtën e finales, ndërkaq ishim të mirë edhe në gjysmën e finale kundër Arsenalit. Luajtëm shkëlqyeshëm, para së gjithash falënderojmë për punën e mundimshme të lojtarëve. Shpresoj se tifozët do ta çmojnë këtë që ebëmë në disa ndeshjet e fundit", shtoi ttrajneri i Atletikos pas eliminimit nga Arsenali. ab/
Foto: ЕPА