Silva: Nëse humbnim ndaj Liverpulit, do të hiqnim dorë nga gara për titull
- Kapiteni i Mançester Sitit, Bernardo Silva ka thënë se skuadra e tij do të ishte gati të hiqte dorë nga titulli i kampionatit nëse nuk arrinin ta mposhtnin Liverpulin në raundin e 25-të të Premier ligës.
Mançester, 9 shkurt 2026 (MIA) - Kapiteni i Mançester Sitit, Bernardo Silva ka thënë se skuadra e tij do të ishte gati të hiqte dorë nga titulli i kampionatit nëse nuk arrinin ta mposhtnin Liverpulin në raundin e 25-të të Premier ligës.
Ndeshja u luajt mbrëmë në Anfild dhe përfundoi 2:1 në favor të skuadrës së Sitit.
"Ne e dinim që Liverpuli ishte vendi më i vështirë për të luajtur në Premier ligë. Isha i lumtur kur shënova, por na duhej një gol tjetër dhe Erling e bëri këtë. Mendoj se e gjithë skuadra e dinte para ndeshjes se nëse humbim, gara për titull ndoshta do të mbaronte. Ne menduam se duhej të fitonim. Shpresa mbetet dhe ne do të luftojmë deri në fund", ka thënë Silva për "Skaj sports".
Penaltia e Erling Halandit në kohën shtesë i lejoi Sitit të rrëmbente fitoren dhe të zvogëlojë diferencën me liderin Arsenalin në gjashtë pikë. Silva shënoi golin e barazimit.
Ndeshja e radhës e Mançester Sitit në Premier ligë është më 11 shkurt në shtëpi kundër Fulamit.
Foto: EPA