• четврток, 19 март 2026

Siljanovska-Davkova: Vizioni i Boris Trajkovskit mbetet obligimi ynë

Siljanovska-Davkova: Vizioni i Boris Trajkovskit mbetet obligimi ynë

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i bëri homazhe ish presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të cilët humbën jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit në Bosnje e Hercegovinë 22 vjet më parë.

"Njëzet e dy vjet pas tragjedisë, me trishtim të thellë i bëmë përsëri homazhe presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit, jetët e të cilëve u shuan gjatë rrëzimit të aeroplanit në Bosnje e Hercegovinë. Presidenti Trajkovski do të mbahet mend si burrë shteti, lider dhe njeri i mirë, jeta dhe politika e të cilit bazohej në parime dhe vlera. Ai ishte një paqebërës i betuar, një luftëtar për të drejtat e njeriut dhe besonte thellësisht në të ardhmen evropiane dhe demokracinë e Maqedonisë. Vizioni i tij mbetet detyrimi ynë", shkroi presidentja Siljanovska-Davkova në Fejsbuk.

Në shenjë kujtimi dhe mirënjohje, presidentja bëri homazhe në vendet e përjetshme të prehjes së anëtarëve të ndjerë të delegacionit Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Blazhevski, Mile Kërstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski në varrezat në Butel në Shkup.

Delegacionet i bënë homazhe edhe Anita Krishan-Llozanovskës në varrezat në Veles, Boris Velinovit në varrezat në vendbanimin Ilinden dhe Ace Bozhinovskit në varrezat në Bardovc. 

Foto: Fejsbuku i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

Остани поврзан