• понеделник, 23 март 2026

Siljanovska-Davkova pas takimit me Ruten: Garanca më e madhe për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor është integrimi i tij urgjent dhe i plotë në BE

Siljanovska-Davkova pas takimit me Ruten: Garanca më e madhe për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor është integrimi i tij urgjent dhe i plotë në BE

Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Besoj se garanca më e madhe për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Peërndimor dhe për rezistencë të përhershme ndaj ndikimit të fuqive të treta, ndëra këtë ia transmetpva edhe sekretarit të përjgithshëm, është integrimi i tij i plotë dhe urgjent politik në Bashkimin Evropian, potencoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm, Mark Rute, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Siljanovska-Davkova, siç theksoi, pret që në Samitin e NATO-s në vitin 2026 në Ankara, vëmendje e posaçme t'i kushtohet gjendjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh ngjarjet dhe sfidat aktuale.

Vizita e Rutes, sipas presidentes Siljanovska-Davkova është konfirmim i qartë për rëndësinë e solidaritetit aleat dhe të përgjegjësisë së përbashkët, posaçërosht që roli i sekretarit të përgjithshëm është posaçërisht i rëndësishëm.

"Unë fuqishëm besoj se NATO nuk është vetëm aleancë ushtarake, por se është edhe bashkësi e vlerave të ndara, e përgjegjësisë së ndarë, por që është më me rëndëssi, e vizionit të përbahskët për të ardhmen e sigurt dhe ne vazhdojmë të jemi anëtare me përgjegjësi e NATO-s", theksoi Siljanovska-Davkova.

Rute në kuadër të vizitës së sotme pati fjalim në Kuvend para deputetëve, si dhe takim me kryeministrin Hristian Mickosski, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, bashkësitë fetare dhe korin diplomatik në vend. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e vizitoi edhe kazermën "Ilinden" ku mori pjesë në prezantimin e grupit të lehtë këmbësorik të bataljonit të Armatës dhe një pjese të pajijses së kësaj njësie. ab/

Fotо: МIА

Остани поврзан