• сабота, 16 мај 2026

Siljanovska-Davkova në panel me Makronin dhe Melonin: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është parakusht për luftë efikase kundër tregtisë me drogë

Siljanovska-Davkova në panel me Makronin dhe Melonin: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është parakusht për luftë efikase kundër tregtisë me drogë

Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Erevan ka marrë pjesë në panel diskutimin e organizuar nga ana e presidentit francez, Emanuel Makron dhe kryeministres italiane, Xhorxha Meloni, në kuadër të aktiviteteve të Koalicionit evropian kundër drogës (ECAD).

Siç njoftoi Zyra e presidentes, në fjalimin e saj ajo theksoi se Ballkani Perëndimor është zonë tranziti për trafikun e drogës, duke theksuar seriozitetin e kësaj sfide dhe rrezikun nga ndikimi nga të ashtuquajturit "aktorë të tretë".

Ajo theksoi se roli në rritje i strukturave të drogës në ekonomi, politikë dhe shoqëri nuk duhet nënvlerësuar. Ajo paralajmëroi se rrjetet kriminale po fitojnë fuqi për të ndikuar në proceset dhe institucionet partiake dhe politike.

"Është e domosdoshme që Bashkimi Evropian ta rishqyrtojë politikën e vet të zgjerimit përmes prizmit të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh dimensionin e sigurisë", theksoi Siljanovska-Davkova.

Presidentja theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mund të jetë shembull i mirë i një politike evropiane parandaluese, në vend të një politike reaktive. Sipas saj, është e rrezikshme që ajo që quhet "modus operandi" në trafikun e drogës të shndërrohet në një "modus vivendi".

Siljanovska-Davkova, siç shtoi Zyra e presidentes, më në fund kujtoi se arkitektura politike dhe e sigurisë evropiane është e pandashme nga ajo ballkanike. bsh/

Foto: President

Остани поврзан