Siljanovska-Davkova në forumin diplomatik të Antalias: Nevojitet diplomaci parandaluese në vend të asaj reaktive
- Më shumë se kurr bota ka nevojë për liderë të përgjegjshëm, për paralajmërim të hershëm të rreziqeve, si de për diplomaci parandaluese në vend të asaj reaktive, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj në "Panelin e udhëheqësve" me temë "Hartëzimi i së ardhmes, menaxhimi i pasigurive", që u mbajt në kuadër të forumit të 5-të diplomatik në Antalia.
Antali, 17 prill 2026 (MIA) - Më shumë se kurr bota ka nevojë për liderë të përgjegjshëm, për paralajmërim të hershëm të rreziqeve, si de për diplomaci parandaluese në vend të asaj reaktive, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj në "Panelin e udhëheqësve" me temë "Hartëzimi i së ardhmes, menaxhimi i pasigurive", që u mbajt në kuadër të forumit të 5-të diplomatik në Antalia.
Duke folur për pasiguritë globale, ajo paralajmëroi për rrezikun në rritje të tendencave autoritare dhe rimilitarizmit, si dhe për krizën serioze të lidershipit politik, njofton kabineti i presidentes.

Sipas saj, e drejta ndërkombëtare nuk mund të zbatohet dhe respektohet, pa institucione ndërkombëtare të forta dhe të qëndrueshme. Ajo theksoi nevojën urgjente për një reformë të thellë të KB-së, por edhe të Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh faktin se të dyja u krijuan si projekte paqeje të domosdoshme, ndërsa po përballen me luftë.
Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, Siljanovska-Davkova riafirmoi qëndrimin se integrimet evropiane nuk janë vetëm çështje politike, por edhe sigurie, ndërsa rezistenca ndaj palëve të treta është e mundur vetëm nëse jemi brenda BE-së. Edhe njëherë theksoi ajo se është në kundërshtim me parimet dhe vlerat themelore evropiane, të përfshira në dokumentet themeluese të BE-së, është se anëtarësimi të kushtëzohet me negociata për çështje identiti, kulture, historie dhe gjuhë.
Në panel morën pjesë presidenti i Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokaev, dhe kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobahixe. Diskutimin e moderoi Mevlut Çavushoglu, ish ministër i Punëve të Jashtme, deputet në Asamblenë e madhe kombëtare dhe shef i delegacionit turl në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Panelistët shprehën qëndrimet e tyre për sfidat dhe pasiguritë kryesore globale me të cilat përballet bashkësia ndërkombëtare në vitin 2026, me fokus në çështjet e tensioneve gjeopolitike, paqëndrueshmërisë ekonomike, rreziqeve klimatike, transformimeve teknologjike dhe kërcënimeve të sigurisë.
Ata u pajtuan se forcimi i institucioneve multilaterale është i domosdoshëm për ndërtimin e një sistemi ndërkombëtar më efikas. U theksua rëndësia e diplomacisë anticipuese, e njohjes dhe menaxhimit aktiv të rreziqeve të reja, si dhe nevoja për korniza strategjike bashkëkohore që do të nxisin bashkëpunimin mes shteteve në përballjen me sfidat e përbashkëta globale. qa/
Foto: Kabineti i Siljanovska Davkovës