Siljanovska-Davkova nga Krivollaku: Atë që e bëri NATO-ja me standardet ta bëjë edhe BE-ja me Kriteret e Kopenhagës, ato duhet të vlejnë për të gjithë
- Atë që e bëri NATO-ja me standardet, ta bëjë Bashkimi Evropian me kriteret e Kopenhagës, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga poligoni i armatës Krivollak në deklaratë për mediumet. Ajo ishte pjesë e Ditës së mysafirëve të lartë të stërvitjes "Shkëndija 26".
Krivollak, 27 prill 2026 (MIA) - Atë që e bëri NATO-ja me standardet, ta bëjë Bashkimi Evropian me kriteret e Kopenhagës, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga poligoni i armatës Krivollak në deklaratë për mediumet. Ajo ishte pjesë e Ditës së mysafirëve të lartë të stërvitjes "Shkëndija 26".
Përveç presidentes, si komandante supreme e Forcave të armatosura, para të pranishmëve folën edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski, si dhe përfaqësuesi nga Komanda e forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli.
"Vetë emërtimi i kësaj stërvitjeje flet shumë - 'Shkëndija 26'. Nga ajo që pamë, u tregua se jo rastësisht kjo stërvitje quhet ashtu. Dëshmuam edhe njëherë edhe me prezantimin, por edhe me vlerësimet më të larta për njësinë e lehtë këmbësorike, se në NATO ekzistojnë standarde të larta për profesionalizëm, për kompetencë, për gatishmëri dhe prë përkushtim. Ekipi ynë i lehtë këmbësorik tërësisht i përmbushi. Por, ai nuk ekziston më vete. Tashmë përmenda në fjalimin tim se kontrolli i suksesshëm tregon se kryesia e armatës, Ministria e Mbrojtjes, bartësit e funksioneve të larta në armatë, por më së shumti ushtarët janë më meritorët për kompatibilitetin tonë të plotë me armatat në kuadër të NATO-s", theksoi ajo.
Sipas saj, standardet duhet të vlejnë në të gjitha institucionet e mundshme, përfshirë edhe Bashkimin Evropian.
"Standarde evropiane, armata të profileve të larta. Standarde evropiane në BE, kritere të respektuara të Kopenhagës dhe, kuptohet, popuj dhe shtete ë barabarta në hapërimin përpara. Njëherit, ne duhettë harmonizohemi, të jemi standard në sundimin e së drejtës, në ndarjen e pushtetit, në të drejtat dhe liritë e njeriut, do të thotë në të gjitha institucionet e domosdoshme për funksionim evropian të tyre. Ndërkaq tani, dokumentet kyçe të BE-së kërkojnë respektim të identiteteve nacionale dhe kulturore, respektim të dinjitetit dhe integritetit. Përsëris, lus kompatibilitet për standardet. Njëherit, jo rastësisht në suaza të NATO-s ne jemi lartë të profilizuar, edhe pse jemi shtet i vogël. Dëshiroj, nëse udhëhiqemi nga standarde që vlejnë për të gjithë, ta dëshmojmë gjithashtu kompatibilitetin tonë edhe me sistemet politike evropiane edhe me standardet e Bashkimti Evropian", porositi presidentja Silhanovska-Davkova.
Në pyetjen e gazetarëve nëse pas ndryshimit të pushtetit në Bullgari dhe fitores së Rumen Radevit në zgjehdjet e kohëmëparshme, ka vendosur ndonjë kontakt me të, a pret ndonjë ndryshim, sepse bëhet fjalë për një ish-president me të cilin ajo ka pasur disa takime, Siljanovska-Davkvoa konfirmoi se i është paraqitur dhe i ka shprehur gatishmëri për bisedime.
"Kuptohet, unë asnjëherë nuk mund të përgjigjem në vend të zotëri Radevit. Po, e njoh mirë si president, jam e bindur se do të jetë kryeministër i suksesshëm siç ishte edhe si president. Kuptohet se i jam paraqitur menjëherë, edhe me porosi edhe gojarisht biseduam, shprehëm gatishmëri për bisedime. Unë mendoj se vetëm ai mund të përgjigjet në mënyrë autentike se çfarë mund të bëjmë më tutje, apo, ndërkaq, me kryeministrin. Por mendoj se vetë ajo që tashmë kemi një qeveri stabile prapa të cilës qëndron shumica e qytetarëve, tregon se ka gjasa me të vërtetë të bisedoni me dikë që është përfaqësues legjitim i qytetarëve. Përndryshe, me qeveri jostabile, kuptohet, ishte shumë më vështirë të bëhej kjo", theksoi presdientja Siljanovska-Davkova. ab/
Foto dhe video: MIA