Siljanovska-Davkova e ripërtërit praktikën e zyreve të hapura të Presidentit
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta shënojë hapjen e Zyres popullore të Presidentit në Shkup.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta shënojë hapjen e Zyres popullore të Presidentit në Shkup.
Ripërtëritja e praktikës së zyreve të hapura të presidentit është në pajtim me përcaktimet dhe premtimet e përmbajtura në programin e presidentes Siljanovska-Davkova, me qëllim të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, si dhe parashtrimin e ankesave, iniciativave qytetare, peticioneve dhe propozimeve nga ana e tyre.
Në hapjen e Zyres popullore do të marrin pjesë përfaqësues nga sektori civil. Në kuadër të ngjarjes, presidentja do të realizojë takim me qytetarë, informuan nga kabineti i saj. bsh/
Foto: MIA