Siljanovska-Davkova e priti ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Spiropali: Perspektiva e përbashkët evropiane duhet të bëhet realitet
- Rajoni në tërësi duhet të integrohet në Bashkimin Evropian pa unulim të mëtejshëm, përfunduan në takimin e sotëm presidentja Gordana-Siljanovska Davkova dhe ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për për një vizitë zyrtare, njoftoi Kabineti i presidentes.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Rajoni në tërësi duhet të integrohet në Bashkimin Evropian pa unulim të mëtejshëm, përfunduan në takimin e sotëm presidentja Gordana-Siljanovska Davkova dhe ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për për një vizitë zyrtare, njoftoi Kabineti i presidentes.
Siljanovska-Davkova në takim e përshëndeti përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke theksuar se në kontekstin aktual gjeopolitik, përparimi i secilit vend ka një efekt pozitiv në dinamikën rajonale të integrimit evropian.
Presidentja kujtoi se pas 20 vitesh status kandidati, procesi i pranimit të Maqedonisë po bëhet në një maratonë e lodhshme, me shtyrje të vazhdueshme të qëllimit.
"Ajo potencoi se kriteret e Kopenhagës duhet të jenë kushtet e vetme për anëtarësim dhe se bilateralizimi krijon një precedent të rrezikshëm, duke lejuar bllokimin e rrugës evropiane të vendeve të tjera kandidate", shtohet në komunikatë.
Ministrja shqiptare shprehu mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe bindjen e saj se vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë qëllime dhe vlera identike dhe duhet të ecin së bashku drejt familjes evropiane.

Siljanovska Davkova dhe Spiropali ranë dakord se bashkëpunimi rajonal është çelësi për stabilitet, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe lidhje të infrastrukturës, dhe veçanërisht për proceset reformuese të nevojshme për anëtarësim në BE.
Në takim është konstatuar se memorandumi trepalësh të nënshkruar midis nesh, Bullgarisë dhe Shqipërisë njeh një afat kohor dhe dinamikë të përcaktuar qartë për zbatimin e aktiviteteve që lidhen me Korridorin 8.
"Vendosja e sistemit "One Stop Shop" në të gjitha vendkalimet kufitare midis dy vendeve, konsiderojnë, se do të kontribuojë në kontrollin e shpejtë të përbashkët dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë", thuhet në komunikatë.
Bashkëbisedueset theksuan nevojën për bashkëpunim të zgjeruar ekonomik dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në NATO. Kanë potencuar edhe se respektimi i të drejtave të komuniteteve pakicë është një vlerë e shtuar për marrëdhëniet miqësore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Foto: Kabineti i presidentes