• сабота, 16 мај 2026

Siljanovska-Davkova e hapi Panairin e Librit: Ai që lexon fiton aftësinë më të rrallë - të kuptojë personin tjetër, por edhe veten

Siljanovska-Davkova e hapi Panairin e Librit: Ai që lexon fiton aftësinë më të rrallë - të kuptojë personin tjetër, por edhe veten

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) – Në libër jetojnë zërat e shekujve, bisedojnë i urti dhe fëmija, sundimtari dhe i varfri, poeti dhe shkencëtari, ai që ka ëndërruar dhe ai që ka vuajtur. Asnjë tempull nuk ka mbledhur kaq shumë lutje të arsyes, asnjë pallat nuk ka ruajtur kaq shumë pasuri sa libri. Libri për mua është një thesar ku nuk ruhen ari dhe argjendi, por ide, njohuri, vizione dhe shpresa. Libri nuk na mëson vetëm të lexojmë rreshta, ai na mëson të lexojmë dhe të kuptojmë kohët. Libri nuk na jep vetëm dije, na jep masën e urtësisë, na e lartëson karakterin. Ai që lexon, gradualisht fiton aftësinë më të rrallë – të kuptojë njeriun tjetër, por edhe veten,” tha sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila shpalli të hapur edicionin e 38-të të Panairit të Librit në Shkup.

Siç theksoi Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj, në këtë kohë të shpejtë në të cilën jetojmë, libri na shtyn drejt një heshtjeje në të cilën mund të mendojmë.

“Libri kërkon vëmendje, kërkon durim dhe kuptim të brendshëm. Libri nuk imponohet kurrë, por na fton, na ndriçon dhe na iluminon. Prandaj fuqia e tij është e thellë dhe e qëndrueshme. Një popull që lexon e kupton të ardhmen, sepse e di se ajo ndërtohet me dije. Një shoqëri që i respekton autorët, respekton dinjitetin e lirisë së mendimit,” theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Sipas saj, aty ku fëmijët rriten pranë librave, rriten njerëz të aftë të kenë sukses, të kuptojnë, të krijojnë dhe të bashkëndjejnë.
 
Në hapjen e panairit u drejtua edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, i cili theksoi se Panairi i Librit e feston fjalën si themel të kulturës, mendimin si motor të shoqërisë dhe librin si hapësirë në të cilën çdo ide gjen jetën e saj.
 

-Овој саем му е посветен на тивкиот, често невидлив херој без кој ниедна книга нема да заживее, бидејќи книгата не постои додека не биде прочитана. Таа е потенцијал што станува вистина во рац

“Një popull që lexon nuk mund të manipulohet lehtë. Një popull që mendon nuk mund të ndahet lehtë, ndërsa një popull që krijon nuk mund të zhduket lehtë. Jetojmë në një kohë shpejtësie, sipërfaqësie, informacioni që vjen dhe zhduket në sekonda. Në një botë të tillë, libri është një akt rezistence. Të ulesh dhe të lexosh do të thotë të vendosësh të mendosh, të vendosësh se vëmendja është vlerë, se heshtja ka kuptim,” porositi Zoran Lutkov.

Ceremonia zyrtare e hapjes së panairit u pasurua me një performancë nga kori i kopshtit “Detska rados”. Fëmijët i dhuruan libra presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministrit Zoran Lutkov.

 U drejtua gjithashtu edhe kryetari i Shoqatës e Botuesve të Maqedonisë, Bojan Sazdov, i cili iu referua aktiviteteve për popullarizimin e librave, si dhe në letërsinë maqedonase jashtë kufijve të vendit.
 
 
 

Околу 30.000 посетители, повеќе од 130 промоции на наслови, присуство на над 60 издавачки куќи - богата програма со специјални попусти, книжевни панели и интерактивни работилници, ќе понуди  

Hapja e panairit këtë vit përkon me Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit.

Orari i punës është nga ora 10:00 deri në 20:00, ndërsa me çdo biletë hyrëse të blerë, do të dhurohen mjete për SOS “Fshati i Fëmijëve”. Biletat janë të disponueshme edhe onlajn në: https://www.karti.com.mk/saem-na-kniga-2026.nspx.

Panairi i Librit edhe këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. ls/

Foto: MIA

 

Остани поврзан