Siljanovska-Davkova do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik në Zagreb
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të viitës zyrtare në Kroaci, sot do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik në Zagreb.
Zagreb, 25 mars 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të viitës zyrtare në Kroaci, sot do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik në Zagreb.
Gjatë vizitës, Siljanovska-Davkova do të realizojë takim me dekanin prof.dr. Ivan Kopriq. Ligjërata, e cila do të mbahet në gjuhën kroate, do të mundësojë bashkëveprim me studentët përmes parashtirmit të pyetjeve, ndërsa moderator do të jetë prodekania për shkenca prof.dr. Elizabeta Iviçeviq Karas.
Presidentja dje në Zagreb u prit me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, pastaj zhvilloi takim edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Në kuadër të vizitës, Siljanovska-Davkova vendosi kurorë lulesh në Monumentin e atdheut dhe në bustin përkujtimor të Blazhe Koneskit në parkun Bundek.

Siljanovska-Davkova qëndrimin zyrtar në Kroaci e filloi me një vizitë në kishën ortodokse të Maqedonisë "Shën Zlata Meglenska" në Zagreb, ku zhvilloi takim me përfaqësuesit e komunitetit të Maqedonisë në Kroaci. sa/
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova