Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia, sot në Stamboll do të ketë takim me Erdoganin
- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e pestë Diplomatik në Antalia, i cili mbahet nga 17 deri më 19 prill, me temë "Hartëzimi i së ardhmes, menaxhimi me pasiguritë".
Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e pestë Diplomatik në Antalia, i cili mbahet nga 17 deri më 19 prill, me temë "Hartëzimi i së ardhmes, menaxhimi me pasiguritë".
Siç kumtoi kabineti i Siljanovska-Davkovës, para fillimit zyrtar të forumit, presidentja sot në Stamboll do të zhvillojë një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Siljanovska-Davkova nesër do të mbajë fjalim në "Panelin e Lidershipit" në Forumin Diplomatik në Antalia, i cili do të moderohet nga Mevlut Çavushoglu, ish-Ministër i Punëve të Jashtme, deputet i Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe shef i Delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Në panelin do të marrin pjesë edhe presidenti i Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokaev, kryeministri i Pakistanit, Muhamed Shehbaz Sharif, kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani, dhe kryeministri i Gruzisë, Irakli Kobaxise.
"Në forumin e 5-të diplomatik në Antalia, të cilin e organizon Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, nën patronazhin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, janë paralajmëruar pjesëmarrëes nga 155 vende, midis të cilëve 21 krerë shtetesh dhe qeverish, 61 ministra, si dhe dhjetëra parlamentarë", informoi kabineti i Siljanovska-Davkovës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s