• сабота, 16 мај 2026

Siljanovska-Davkova - Berse: Frustrimet tek vendet kandidate për shkak të stagnimit në procesin e zgjerimit mund të krijojnë tendenca politike negative

Siljanovska-Davkova - Berse: Frustrimet tek vendet kandidate për shkak të stagnimit në procesin e zgjerimit mund të krijojnë tendenca politike negative

Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dje realizoi takim me Sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berse, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Ajo, siç theksuan nga Kabineti i presidentes, e ceki rolin e Këshillit të Evropës, si institucioni më i vjetër evropian, i cili më shumë se shtatë dekada i avancon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, si vlera themelore.

Sipas presidentes, pakti i ri demokratik për Evropë paraqet hap të rëndësishëm drejt ripërtëritjes së besimit në institucione dhe prëforcim të rezistencës demokratike, në kushte të ndryshimeve të thella politike, tekmologjike dhe të sigurisë.

Për të, vendimi për mbylljen e dialogut pas-monitorues me vendin është mirënjohje e rëndësishme institucionale për përparimin në reformat lidhur me sundimin e së drejtës, pavarësinë e jurisprudencës dhe luftën kundër korrupsionit.

Presidentja e vendit, e cila ka përvojë prej tre dekadash në trupat e Këshillit të Evropës, përkujtoi se shteti në mënyrë aktive i zbaton reformat evropiane dhe mbetet mes  kandidatëve më të harmonizuar me acquis communautaire dhe paralajmëroi se bilateralizimi i procesit inkuadrues e minon konceptin e zgjerimit të bazuar mbi kriteret e Kopenhagës.

Sekretari i përgjithshëm Berse theksoi se frustrimet tek vendet kandidate për shkak të stagnimit në procesin e zgjerimit mund të krijojnë tendenca politike negative dhe theksoi se është e dmosdoshme një dinamikë e re, posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut, Berse theksoi se Këshilli i Evropës punon në mekanizma për implementim më efikas dhe më të shpejtë të atkvendimeve gjyqësore në mënyrë që të sigurojë zbatim thelbësor, dhe jo simbolik.

Që të dy shprehën gatishmëri për intensifikim të bashkëpunimit, në prag të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës gjatë periudhës 2027-2028. ab/

Foto: Presidentja

 

Остани поврзан