Siljanovska - Davkova: Bilateralizimi i integrimit evropian nuk do të jetë shembull i vetëm, anëtaret e BE-së duhet ta parandalojnë atë
- –Bilateralizimi i integrimit evropian nuk do të jetë shembull i vetëm dhe anëtaret e BE-së duhet ta parandalojnë, deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në konferencën e sotme për media me homologun shqiptar Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) –Bilateralizimi i integrimit evropian nuk do të jetë shembull i vetëm dhe anëtaret e BE-së duhet ta parandalojnë, deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në konferencën e sotme për media me homologun shqiptar Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Presidentja Siljanovska – Davkova përsëriti se jemi të përcaktuar fuqishëm për hyrje në BE dhe theksoi se hapat e Malit të Zi dhe të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së i sheh hapat evropianë edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Anëtarësimi arrihet nëpërmjet reformave, veçanërisht sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike. Dhe këtu kemi një konsensus se kjo është diçka që nuk lidhet vetëm me kriteret e Kopenhagës, por edhe me evropianizimin tonë”, tha presidentja Siljanovska-Davkova.
Ajo gjatë kësaj theksoi se bilateralizimi i integrimit evropian nuk do të jetë shembull i vetëm dhe se vendet anëtare të BE-së seriozisht duhet të sillen, ta parandalojnë.
“Vendosja e çështjeve identitare dhe historike në agjendë vetëm do ta komplikojë procesin e anëtarësimit të vendeve që natyrshëm i takojnë BE-së”, tha ajo.
Presidentja e Maqedonisë vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet vendit tonë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe miqësore, nuk kemi çështje të hapura dhe kemi bazë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat.
“Takimi i sotëm për mua është nxitje për bashkëpunim më intensiv dypalësh dhe ai është edhe një investim në thellimin e miqësisë dhe të mbështetjes së ndërsjellë”, tha presidentja.
Presidenti shqiptar Begaj theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të jenë shembull në rajon, veçanërisht në bashkëpunim. Afërsia është e përditshme, shtoi ai, përmes studentëve, bizneseve, sipërmarrësve, shkëmbimit tregtar, turistëve... Korridori 8, siç tha, është simbol i epokës së re të bashkëpunimit, por edhe për sigurinë evropiane në të ardhmen.
Begaj gjithashtu foli edhe për rolin kyç të shqiptarëve në Maqedoni, duke theksuar, mes tjerash, gjithashtu edhe respektimin e dispozitave të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Kjo, tha ai, përfaqëson urë të fuqishme për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. fc/
Foto: MIA