Sijarto: Me ndalesën e importit të gazit rus, BE-ja i shkelë rregullat e veta
- Me masën për ndalesë të importit të gazit rus, Bashkimi Evropian i shkelë rregullat e veta, sepse Marrëveshja e BE-së shumë qartë tregon se çështjet energjetike janë në kompetenca nacionale të vendeve anëtare, dispozitë që në këtë rast do të ishte shkelur, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Bruksel.
Bruksel, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Me masën për ndalesë të importit të gazit rus, Bashkimi Evropian i shkelë rregullat e veta, sepse Marrëveshja e BE-së shumë qartë tregon se çështjet energjetike janë në kompetenca nacionale të vendeve anëtare, dispozitë që në këtë rast do të ishte shkelur, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Bruksel.
"Plotësisht, kjo masë është tërësisht në kundërshtim të vlerësimit të Komisionit evropian dhe plus do ta çonte në rrezik sigurinë energjetike të Hungarisë. Kjo është diçka që mund ta pranojmë", tha Sijarto.
Ai konfirmoi se Hungaria dhe Sllovakia janë dakorduar për përpjekje të përbashkëta për kontestim gjyqësor të masës për ndalesë graduale për importin të gazit rus në BE.
"Punët juridike në bazë kanë përfunduar, kështu që sapo vendimi të publikohet zyrtarisht, do të kemi mundësi ligjore të parashtrojmë padi dhe do ta bëjmë atë që sapo të jetë e mundur juridikisht", shtoi Sijarto.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban që muajin e kaluar e kontestoi legalitetin e ndalesës për import të gazit rus, duke cekur se BE-ja e trajton si masë tregtare, dhe jo si sanksion, që sipas tij, realisht është.
Në pajtim me rregulalt e BE-së, masat tregtare sillen me shumicë të kualifikuar, përderisa për vendosje të sanksioneve nevojitet konsensus të të gjitha vendeve anëtare.
Përfaqësuesit e parlamentit evropian dhe vendet anëtare të Unionit në fillim të muajit arritën marrëveshje për tekstin e Propozim-rregullativës të ndalesës së importit të gazit rus dhe tani mbetet që ajo edhe zyrtarisht të miratohet nga eurodeputetët edhe nga Këshilli i BE-së, pas çka do të hynte në fuqi pas publikimit të saj në Gazetën zyrtare të BE-së. ab/
Foto: МIА Arkivi