• вторник, 07 април 2026

Sijarto e priti Uensin: Masat e sigurisë janë forcuar në kryeqytetin hungarez

Sijarto e priti Uensin: Masat e sigurisë janë forcuar në kryeqytetin hungarez

 Budapest, 7 prill 2026 (MIA) - Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhej Di Uens, mbërriti sot për një vizitë dyditore në Hungari, ndërsa në aeroportin e Budapestit atë dhe bashkëshorten e tij  i priti ministri hungarez i Punëve të Jashtme hungarez, Peter Sijarto.

Uens gjatë vizitës duhet të bisedojë me kryeministrin hungarez Viktor Orbanin dhe me të të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp, si dhe të marrë pjesë në tubimin "Dita e Miqësisë Hungarezo-Amerikane", raporton "Magjar nemzet". Uensi, në prag të mbërritjes së tij, u tha gazetarëve se mezi pret takimin me "mikun Orban".

Gjatë qëndrimit të nënpresidentit amerikan në Hungari, do të ketë ndërprerje të trafikut në Budapest dhe masa të shtuara sigurie, të cilat përfshijnë praninë e automjeteve të blinduara në rrugë, rrugë të mbyllura, kufizime të përkohshme të fluturimit, aeroplanë luftarakë në gatishmëri dhe ndalim parkimi në rrugët përgjatë të cilave do të udhëtojë delegacioni, shkruan portali "Indeks".

 Aeroporti i Budapestit ka paralajmëruar pasagjerët se për shkak të lëvizjes së delegacioneve më 7 dhe 8 prill, do të jenë në fuqi kufizime të përkohshme rreth aeroportit.

 Nënpresidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij do të jenë nën mbrojtjen edhe të Shërbimit Sekret, ndërsa shërbimet e sigurisë vlerësojnë rreziqe të caktuara nga persona që mbetën në vend pas përfundimit të regjimit të mëparshëm, si dhe kërcënimet e mundshme nga celulat ekstremiste.

Uensi dhe Orbani do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 13:20 në Manastirin Karmelit.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан