Haxhiu priti drejtoreshën ekzekutive të QKRMT-së, Feride Rushiti
- U.d presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës (QKRMT), Feride Rushiti.
Prishtinë, 7 prill 2026 (MIA)- U.d presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës (QKRMT), Feride Rushiti.
“E falënderova znj. Rushiti për angazhimin e saj të palodhshëm dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, një mision me rëndësi të veçantë, jo vetëm për të mbijetuarit dhe shoqërinë tonë, por edhe për forcimin e drejtësisë dhe dinjitetit në shtetin tonë”, ka thënë Haxhiu.
Me këtë rast, Haxhiu e ka siguruar Rushitin se do të ketë mbështetjen e plotë të saj dhe të institucioneve në çdo përpjekje për avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së të mbijetuarve.