Vens: SHBA-ja do të bashkëpunojë me këdo që do të fitojë në zgjedhjet në Hungari
- Zëvendëspresidenti amerikan, Xhej Di Vens, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Budapest, deklaroi se Uashingtoni do të bashkëpunojë me cilin do që fiton zgjedhjet në Hungari.
Budapest, 7 prill 2026 (MIA) - Zëvendëspresidenti amerikan, Xhej Di Vens, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Budapest, deklaroi se Uashingtoni do të bashkëpunojë me cilin do që fiton zgjedhjet në Hungari.
"Kryeministri Viktor Orban ka hapur rrugën për sigurinë dhe pavarësinë energjetike, ndërsa liderët evropianë të cilët përballen me krizën energjetike thjesht duhej të ndiqnin shembullin e dhënë nga kryeministri hungarez", theksoi Vens gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez.
Vens potencoi dhe se Uashingtoni dëshiron që Evropa të ketë sukses, që energjia të jetë e përballueshme për familjet evropiane dhe që kontinenti të arrijë pavarësinë energjitike, ose edhe të ketë një rol dominues.
Zëvendëspresidenti amerikan deklaroi dhe se mbështet Orbanin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë planifikuar për 12 prill.
"Sigurisht, nuk pres që populli i Hungarisë ta dëgjojë zëvendëspresidentin e SHBA-së, kjo nuk është arsyeja kryesore pse jam këtu, por dua t'u dërgoj një mesazh të gjithëve, veçanërisht burokratëve në Bruksel, të cilët kanë bërë gjithçka që mundën për të shtypur popullin e Hungarisë sepse nuk e pëlqejnë liderin që në fakt mbrojti popullin e Hungarisë", theksoi Vens. rq/
Foto: EPA