• вторник, 24 март 2026

Si-En-En: CIA planifikon të armatosë kurdët për të nxitur kryengritje në Iran

Si-En-En: CIA planifikon të armatosë kurdët për të nxitur kryengritje në Iran

Uashington, 4 mars 2026 (MIA) - CIA po punon për një plan për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje kombëtare në Iran, deklaruan për Si-En-En disa burime të njohura me planin.

Sipas të njëjtave burime, administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, është në bisedime aktive me grupet opozitare iraniane dhe liderët kurdë në Irak për të ofruar mbështetje ushtarake.

Grupet e armatosura kurde iraniane përfshijnë mijëra luftëtarë të vendosur përgjatë kufirit irako-iranian veçanërisht në rajonin e Kurdistanit irakian. Disa nga këto grupe kanë lëshuar deklarata që nga fillimi i luftës, në të cilat aludojnë për veprim të menjëhershëm dhe u kanë bërë thirrje forcave ushtarake iraniane të dezertojnë.

Garda revolucionare iraniane (IRGK) ka nisur sulme ndaj grupeve kurde dhe dje publikoi se ka goditur pozicionet e tyre me dhjetë dronë. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан