• среда, 15 април 2026

Sharif: Pakistani është i gatshëm të bëhet nikoqir i bisedave mes SHBA-së dhe Iranit

Sharif: Pakistani është i gatshëm të bëhet nikoqir i bisedave mes SHBA-së dhe Iranit

Islamabad, 24 mars 2026 (MIA) - Pakistani është i gatshëm të bëhet nikoqir i bisedave mes SHBA-së dhe Iranit për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, deklaroi sot kryeministri Shehbaz Sharif.

Sharif në publikim në rrjetin social "X" deklaroi se Pakistani i përkrah përpjekjet e orientuara drejt dialogut për ndërprerje të konfliktit në Lindjen e Mesme, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri theksoi se Pakistani, me marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit, është i gatshëm dhe i nderuar të bëhet nikoqir dhe të ndërmjetësojë në "negociatat e rëndësishme dhe përfundimtare", që do të sillnin deri në zgjidhje të përgjithshme për konfliktin e tanishëm.

SHBA-ja dhe Izraeli e kanë sulmuar Iranin më 28 shkurt, në atë që e kanë quajtur "sulme parandaluese", pas dështimit të disa raundeve të negociatave për programin bërthamor të Iranit.

Pastaj Irani filloi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në tërë rajonin e Lindjes së Mesme. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан