• четврток, 19 март 2026

Siļjanovska-Davkova nesër do të jetë nikoqire e homologut të saj shqiptar, Bajram Begaj

Siļjanovska-Davkova nesër do të jetë nikoqire e homologut të saj shqiptar, Bajram Begaj

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja i vendit Gordana Siljanovaka-Dakova nesër do të jetë nikoqir i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, njoftuan nga Kabineti i presidentes së Maqedonisë së Veriut. 

Presidenti i Shqipërisë do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Kabinetin e presidentes, pas së cilës do të zhvillohet një takim tet-a-tet midis presidentëve, dhe më pas një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. 

Presidenti shqiptarë Begaj sot do të takohet me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. 

Nga Komuna e Çairit njoftuan se kryetari Mexhiti, në frymën e avancimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, sot do ta presë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me një pritje solemne në Komunë, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Pas takimit, së bashku me delegacionin shoqërues, ata do të udhëtojnë drejt Xhamisë Mustafa Pasha, dhe gjithashtu do të vizitojnë Çarshinë e Vjetër, ku do të vendosin lule mbi monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, e shoqëruar me interpretimin e himnit kombëtar dhe një program kulturor-artistik nga Ansambli Shtetëror. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан