Shënohet Dita e gjuhës maqedonase
- Dita e gjuhës maqedonase, 5 Maji, do të shënohet sot me aktivitete nga Instituti i gjuhës maqedonase "Krste Misirkov" - Shkup, Katedra e gjuhës maqedonase në Fakultetin Filologjik "Blazhe Koneski" dhe Komisioni kuvendor për kulturë dhe turizëm.
Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Dita e gjuhës maqedonase, 5 Maji, do të shënohet sot me aktivitete nga Instituti i gjuhës maqedonase "Krste Misirkov" - Shkup, Katedra e gjuhës maqedonase në Fakultetin Filologjik "Blazhe Koneski" dhe Komisioni kuvendor për kulturë dhe turizëm.
Në aktivitetin në Institut, fjalime përshëndetëse do të mbajnë drejtoresha e Institutit të gjuhës dhe letërsisë maqedonase, Elena Jovanova-Grujovska, drejtoresha e Seminarit për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase në USHCM, Kristina Nikolovska dhe kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë, shenjtëria e tij Stefan.
Një fjalim rasti me titull "Nga vijat dhe shenjat e mprehta te cirilika: rruga e shkrimit maqedonas" do të mbahet nga Borçe Arsov, këshilltar shkencor në Institutin e gjuhës maqedonase "Krste Misirkov" - Shkup.
Katedra e gjuhës maqedonase në Fakultetin e Filologjisë në USHCM do ta shënojë Ditën e gjuhës maqedonase me një panel diskutimi me temën "Situata në gjuhën bashkëkohore maqedonase - gjuha maqedonase në aktet juridike".
Janë paralajmëruar fjalime nga Iskra Panovska-Dimova, udhëheqëse e Katedrës të gjuhës maqedonase, Aneta Duçevska nga Fakulteti i Filologjisë, Lidija Tanturovska nga Instituti i gjuhës maqedonase "Krste Misirkov", Matilda Sazdova nga Gazeta Zyrtare e RMV-së dhe Tatjana Trendafilova nga "Akademik".
Me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase, Komisioni parlamentar për kulturë dhe turizëm sot do të shënojë 80-vjetorin e botimit të gramatikës së parë në gjuhën maqedonase, "Gramatika maqedonase" nga Krume Kepeski.
Fjalën përshëndetëse të evenimentit do ta mbajnë Saranda Imeri-Stafai, kryetare e Komisionit për kulturë dhe turizëm, dhe Vesna Bendevska, nënkryetare e Kuvendit, ndërsa fjalime tematike mbi rëndësinë e studimit të gjuhës maqedonase në arsim, me fokus në gramatikën e Kepeskit, do të mbajnë deputetet Daniela Hristova, Ivanka Vasilevska, Velika Stojkova-Serafimovska dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe profesorët universitarë Dimitar Pandev, Vasil Drvoshanov dhe Jovanka Kepeska.
Dita e gjuhës maqedonase, 5 Maji, festohet zyrtarisht që nga viti 2019, në nder të Vendimit të vitit 1945 të Qeverisë Popullore të Maqedonisë Federale për të miratuar alfabetin e gjuhës maqedonase si shkrim zyrtar, pasi mbledhja e KAÇKM-së e vitit 1944 e shpalli maqedonishten gjuhë zyrtare në të gjithë republikën. Gjuha maqedonase u kodifikua dhe u standardizua me miratimin e drejtshkrimit të parë më 7 qershor të vitit 1945. sa/
Foto: MIA arkivi