• петок, 15 мај 2026

Shënimi i Javës së Infermierisë dhe Ditës Ndërkombëtare të infermiereve në Tetovë

Shënimi i Javës së Infermierisë dhe Ditës Ndërkombëtare të infermiereve në Tetovë

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) – Lidhja e Shoqatave të Motrave Medicinale, Teknikëve, Mamive dhe Infermiereve të Stomatologjisë së Maqedonisë, e kryesuar nga SHMMTMIS “Për Ne”, do ta shënojë Javën e Infermierisë dhe Ditën Ndërkombëtare të Motrave Medicinale me akademi solemne në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë, me fillim në orën 16. 

Siç kumtojnë organizatorët, gjysmë orë më herët, në orën 15:30, do të mbahet edhe konferencë për media, në të cilën deklarata për mediat do të japin përfaqësues të Lidhjes dhe organizatorët, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu dhe emra eminentë nga lëmia e shëndetësisë. 

Shënimi i këtij viti realizohet nën moton e Këshillit Ndërkombëtare të Motrave Medicinale (ICN):„Motrat tona medicinale. E ardhmja jonë. Motrat e autorizuara medicinale shpëtojnë jetë”. 

Akademia solemne do t’i kushtohet temës “Fuqia e unitetit – Motrat medicinale të lidhura me botën”, me qëllim që të theksohet rëndësia e infermierisë si shtyllë kyçe e sistemit shëndetësor dhe roli i motrave medicinale në përparimin e mbrojtjes shëndetësore dhe shëndetin publik. fc/

Foto: SHMMTMIS

 

Остани поврзан