• сабота, 14 март 2026

Shënim i 83 vjetorit të deportimit të 7.144 hebrenjëve maqedonas

Shënim i 83 vjetorit të deportimit të 7.144 hebrenjëve maqedonas

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Me rastin e 83-vjetorit të deportimit të 7.144 hebrenjve maqedonas në kampin e përqendrimit Treblinka, delegacionet parlamentare do të vendosin lule të freskëta në monumentet në Shtip, Manastir dhe Shkup, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.

Një delegacion parlamentar, i përbërë nga Nikolla Micevski, Dushko Ivanov dhe Bllagoj Boçvarski, sot në orën 11:00 do të vendosë lule në Monumentin e hebrenjve të deportuar nga Shtipi.

Një delegacion parlamentar i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska nesër do të vendosë lule në Monumentin e viktimave të Holokaustit Kamena Menora dhe në Monumentin e Estreja, Ovadija-Mara.

Të mërkurën, një delegacion parlamentar i përbërë nga Lupço Prenxhov, Dafina Stojanoska dhe Daniella Nikolova do të vendosin lule në Monumentin e 7.144 hebrenjve të dëbuar maqedonas në Kombinatin e duhanit - Monopol, si dhe në Monumentin e hebrenjve të dëbuar dhe luftëtarëve të rënë në Luftën Nacionalçlirimtare në Varrezat hebraike - Varrezat e Qytetit në Butel. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан