Shtyhet seanca gjyqësore për rastin "Onkologjia", seanca e radhës më 1 qershor
- Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore për rastin "Onkologjia", që po zhvillohet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për shkak, siç thuhet pamundësisë së këshilltarit teknik të Prokurorisë për të marrë pjesë, për arsye të justifikuara - angazhime urgjente në punë. Seanca e radhës për rastin është caktuar për më 1 qershor.
Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore për rastin "Onkologjia", që po zhvillohet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për shkak, siç thuhet pamundësisë së këshilltarit teknik të Prokurorisë për të marrë pjesë, për arsye të justifikuara - angazhime urgjente në punë. Seanca e radhës për rastin është caktuar për më 1 qershor.
Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe dy onkologë të tjerë - Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, i punësuar në Klinikën e Radiologjisë dhe Onkologjisë - Shkup, akuzohen për trajtim të pakujdesshëm ndaj pacientëve.
Procedura ka nisur edhe kundër një onkologu tjetër, të pandehurës së dytë Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin dhe gjykata e dënoi me dy vite burg me kusht.
Akuzat i ngarkojnë mjekët për vepra të vazhdueshme të rënda kundër shëndetit të njerëzve dhe trajtim të pakujdesshëm, ku tek gjithsej 47 pacientë janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa vlerësim të duhur të gjendjes shëndetësore.
Rastin e udhëheqë gjyqtarja, Snezhana Markovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja publike Marija Gjorgjeva nga PTHP - Shkup. qa/
Foto: MIA