• среда, 18 март 2026

Shtrenjtohen derivatet e naftës

Shtrenjtohen derivatet e naftës

Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten me dy denarë për litër nga mesnata e sonte, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 1,17 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 71, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 70 denarë për litër. EUROSUPER BS – 95 edhe më tutje do të shitet për 73,5, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 75,5 denarë për litër. 

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,984 për qind, te nafta për 4,458 për qind, te vaji ekstra i lehtë për 4,405 për qind dhe te mazuti për 3,470 për qind . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,4692 për qind. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан