"Shteti ynë aleat kredibil" - Misajllovski në takim me ambasadorin e SHBA-së në NATO, Uitaker
- Shteti ynë është aleat kredibil me nivel jashtëzakonisht të lartë të investimeve në procesin e modenrizimit dhe pajisimit të Armatës, me çka së bashku e përforcojmë edhe mbrojtjen kolektive të NATO-s, porositi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski pas takimit me ambasadorin e SHBA-së në NATO, Methju Uitaker.
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Shteti ynë është aleat kredibil me nivel jashtëzakonisht të lartë të investimeve në procesin e modenrizimit dhe pajisimit të Armatës, me çka së bashku e përforcojmë edhe mbrojtjen kolektive të NATO-s, porositi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski pas takimit me ambasadorin e SHBA-së në NATO, Methju Uitaker.
Ministri Misajllovski, siç kumtoi Zyra për marrëdhënie ushtarake me opinionin e SHM të Armatës, së bashku me shefin e Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski, e kanë pritur ambasadorin amerikan në NATO në kazermën "Ilinden" në Shkup, ku biseduan për investimet në Armatë, përmbushjen e NATO-qëllimeve për aftësi dhe përforcimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.
Misajllovski theksoi se buxheti i mbrojtjes është në rritje të vazhdueshme dhe po realizohet në pajtim me dinamikën e paraparë. Informoi se 32,5 për qind nga buxheti shtetëror ndahen për furnizim të pajisjes së re dhe të modernizuar.
Sipas tij, shteti është në rrugë të mirë që deri në vitin 2035 ta përmbush nivelin e dakorduar të përbashkët prej 3,5 për qind nga PBV për buxhetin e mbrojtjes dhe plotësoi 1,5 për qind nga PBV për aktivitete dhe projekte të lidhura me mbrojtjen.
Në ngjarjen morën pjesë edhe u.d. shefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-së, Nikol Varns, si dhe gjeneralë dhe përfaqësues të Armatës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ambasadës së SHBA-së. bsh/