• сабота, 14 март 2026

Shtetasit e Maqedonisë në Bahrejn të mërkurën me fluturim të posaçëm pritet të kthehen në vend

Shtetasit e Maqedonisë në Bahrejn të mërkurën me fluturim të posaçëm pritet të kthehen në vend

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) – Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sonte doli me njoftim me të cilin i informon shtetasit e Maqedonisë në Bahrejn se të mërkurën do të niset një autobus nga Bahrejni për Riad, prej ku me fluturim të posaçëm do të kthehen në vend. 

Ju informojmë se të mërkurën, më 11 mars, në orën 06:00 të mëngjesit, një autobus i Flynas do të niset nga Bahrejini (Manama) për në Riad – Aeroporti Ndërkombëtar King Khaled, nga ku do të ktheheni në vendin tonë me një fluturim të posaçëm të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë. Vendi i nisjes nga Manama/Bahrejn – the gathering point - location for departure of buss”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Fejsbuk.

null

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, paraprakisht sot informoi se është në vijim proces i koordinuar i evakuimit të qytetarëve të RMV-së nga disa vende në Lindjen e Mesme, i cili, siç tha, pritet të finalizohet deri në fund të kësaj jave.

Në konferencë për media në Qeveri, Mucunski theksoi se që nga momenti i parë i përshkallëzimit të krizës së sigurisë, u krijua një mekanizëm krize përmes Ministrisë dhe përfaqësive diplomatike-konsullore.

"Që nga momenti i parë i përshkallëzimit të krizës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme krijuan një mekanizëm të përhershëm për krizat. Përmes formimit të një shtabi krize dhe përfaqësive diplomatike-konsullore, ishim në komunikim 24-orësh me qytetarët e RMV-së që ndodhen në zonat e prekura, me një qëllim të qartë – evakuimin e tyre të sigurt, në kohë dhe të organizuar", tha Mucunski.

Ai shtoi se ky është operacioni i tretë kompleks i kësaj shkalle në 12 muajt e fundit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s


 

Остани поврзан