• четврток, 26 март 2026

Shtetasit e evakuuar të RMV-së nga Izraeli do të arrijnë sonte në Aeroportin e Shkupit

Shtetasit e evakuuar të RMV-së nga Izraeli do të arrijnë sonte në Aeroportin e Shkupit

Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Shtetasit e evakuuar të RMV-së nga Izraeli, të cilët po kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Egjiptit, pritet të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit rreth orës 20:00.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, udhëtarët do të priten në aeroport nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

Në zonat tjera të goditura nga konflikti ushtarak deri më sot 505 qytetarë të Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar Ambasadës në Abu Dabi, 31 persona në Kuvajt, 14 persona në Bahrejn dhe 141 persona në Doha. 

“Në ditët në vijim pritet të fillojë kthimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe qytetarëve në Katar, Bahrejn dhe Kuvajt, për të cilët është planifikuar kthimi nëpërmjet fluturimeve të organizuara përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite. Procesi i evakuimit po zbatohet sipas një plani të përpunuar tashmë, në përputhje me kushtet e sigurisë dhe në koordinim me institucionet kompetente”, informoi Ministria përkatëse.

Prej atje ju bëjnë thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët ende nuk kanë hyrë në kontakt me përfaqësitë kompetente diplomatike - konsullore, ndërsa kanë nevojë për asistim, ta bëjnë këtë në afatin më të shkurtër të mundshëm përmes numrave kujdestarë të telefonit në përfaqësitë diplomatike – konsullore ose përmes numrit SOS të MPJTJ. mb/

Foto: Qeveria

 

 

Остани поврзан