• понеделник, 23 март 2026

Shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Abu Dabi do të evakuohen me fluturim komercial, po finalizohen hollësitë

Shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Abu Dabi do të evakuohen me fluturim komercial, po finalizohen hollësitë

Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, në kooridnim me autoritetet lokale në Emiratet e Bashkuara Arabe, po punon aktiviht në finalizimin e hollësive rreth organizimit për fluturim komercial për evakuim të shtetasve tanë nga Abu Dabi, kumtoi sonte Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të cilët janë të interesuar për evakuim, ndërkaq ende nuk janë paraqitur, në afat sa më të shpejtë të kontaktojnë me Ambasadën në Abu Dabi përmes kontakteve në vijim:

Telefoni: +971 56 441 7532
Е-maili: abudabi@mfa.gov.mk

"Siguria e shtetasve tanë mbetet prioriteti më i lartë. Personat e paraqitur do të informohen me kohë për hapat e mëtutjeshëm dhe kushtet për realizim të suksesshëm të evakuimit", thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Paraprakisht MPJ TJ informoi se prej fillimit të konfliktit deri më sot, gjithsej 473 shtetas tanë kanë kontaktuar me përfaqësitë diplomatike-konsullare të RMV-së në Tel Aviv, Doha dhe Abi Dabi. "Prej tyre, 19 perosna janë paraqitur nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 qytetarët i janë drejtuar përfaqësisë diplomatke-konsullare në Abu Dabi. Në këtë numër janë përfshirë edhe 18 persona nga Kuvajti, si dhe 12 persona nga Bahrejni", kumtoi MPJ TJ. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан