Shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahreini me fluturim special kthehen në vend
- Shtetas të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Bahrein, ndërsa kanë kërkuar të evakuohen, sot nga aeroporti i Riadit do të kthehen në vend me fluturim special të organizuar nga Qeveria.
Shkup, 11 mars 2026 (MI) - Shtetas të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Bahrein, ndërsa kanë kërkuar të evakuohen, sot nga aeroporti i Riadit do të kthehen në vend me fluturim special të organizuar nga Qeveria.
Për evakuimin nga Riadi janë paraqitur 153 pasagjerë. Prej tyre, 96 janë nga Katari, 33 nga Kuvajti, 15 nga Bahrein dhe 9 nga Arabia Saudite.
"Duke pasur parasyshë se vendi jonë nuk ka marrëveshje për trafikun ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, është parashikuar që aeroplani të ulet në aeroportin e Prishtinës, pas së cilës do të organizohet transporti i pasagjerëve drejt Shkupit", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJdheTJ).
I gjithë organizimi i fluturimeve, përfshirë të gjitha shpenzimet e lidhura, do të mbulohen nga Qeveria përmes MPJdheTJ.

Shefi i diplomacisë Timço Mucunski të hënën informoi se po zhvillohet një proces i koordinuar i evakuimit të qytetarëve të Maqedonisë nga disa vende të Lindjes së Mesme, i cili pritet të finalizohet deri në fund të kësaj jave.
Dje, me fluturim nga Dubai janë evakuuar 150 pasagjerë, prej të cilëve 125 shtetas të Maqedonisë, 11 shtetas të Kosovës, 7 të Serbisë, dy të Bosnje dhe Hercegovinës, dy të Shqipërisë dhe një nga Gjermania, Armenia dhe i Mali i Zi.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten rreth 200 shtetas të Maqedonisë të cilët, siç thonë nga MPJdheTJ, fillimisht janë paraqitur për evakuim, por sipas deklaratave të tyre, në këtë moment nuk shprehin gatishmëri për ta realizuar atë.
Më parë gjatë javës, 151 pasagjerë mbërritën në aeroportin e Shkupit nga Emiratet e Bashkuara Arabe me fluturim të "Fjal Dubai". Shumica ishin shtetas të Maqedonisë, një nga Mali i Zi, një nga BeH, dy nga Kosova, një nga Serbia, ndërsa katër janë me shtetësi holandeze.
Më 5 mars me aeroplan qeveritar janë evakuuar gjashtë shtetas të Maqedonisë nga Izraelit, të cilët fluturuan nga Sarm el-Sheik nga Egjipti. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s