• петок, 30 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shtatë të dyshuarit për zjarrin në Koçan janë transferuar efektivisht në arrest shtëpiak

Shtatë të dyshuarit për zjarrin në Koçan janë transferuar efektivisht në arrest shtëpiak

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Shtatë nga gjithsej 24 personave të dyshuar për zjarrin në Koçan iu zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, njofton Gjykata Themelore e Koçanit.

"Pas propozimeve të paraqitura për caktimin e masës së paraburgimit në bazë të Urdhrit të miratuar për procedurë hetimore Ko nr. 180/25 të datës 20.03.2025 të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, nga gjyqtari i procedurës paraprake janë caktuar gjithsej 24 - njëzet e katër masa për sigurimin e prezencës - paraburgimit, nga të cilat me ankesë të të dyshuarve përmes mbrojtësve të tyre masa e shqiptuar e paraburgimit  zëvendësohet me arrest shtëpiak për tre të dënuar, ndërsa në vazhdim të procedurës, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, katër të dyshuarve iu shqiptua arresti shtëpiak", thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës.

Lidhur me të gjithë të dyshuarit, pas propozimeve për caktimin e masës së prezencës sipas Urdhrit për zbatimin e procedurës hetimore Ko nr. 180/25 të datës 20.03.2025  të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, është paraqitur propozim për vazhdimin e masave të shqiptuara në Gjykatën Themelore të Koçanit dhe me propozimin e mëparshëm për vazhdimin e masave të caktuara paraprake për sigurimin e pranisë veprohet në  afatet e caktuara ligjore.

"Pas propozimeve të paraqitura për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë dhe bazuar në Urdhrin e miratuar për Zgjerimin e Procedurës Hetimore për Persona të Rinj Ko nr. 180/25 të datës 12.04.2025 në PTHP Koçan, për 19 të dyshuar nga të cilët për 4 të dyshuar ishte propozuar masa e paraburgimit e cila me vendim të Gjyqtarit të procedurës paraprake ishte përcaktuar ndaj personave të njejtë,  ndërsa për 8 të dyshuarit është propozuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa nga gjyqtari i njejtë i procedurës paraprake ishte përcaktuar ndaj këtyre 8-të personave të dyshuar, ndërsa ndaj shtatë të dyshuarve ishin propozuar masa kujdesi dhe të njejtat me vendim të procedurës paraprake janë shqiptuar ndaj të dyshuarve", thuhet në kumtesën e GJTH të Koçanit.

Pas paraqitjes së ankesave nga të dyshuarit, Këshilli në Gjykatën Themelore të Koçanit, në afatin e paraparë ligjor vepron ndaj tyre dhe kur të vendoset nga ky Këshill, gjykata sërish do të shpallë përfundimin e procedurës nga veprimi i Këshillit sipas nenit 25 paragrafi 5 i LPP.

Sipas informacioneve të disa mediave, në mesin e personave të cilëve u është zëvendësuar paraburgimi me arrest shtëpiak janë edhe ish kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov dhe ish drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, si dhe një pjesëtar i sigurimit në diskotekën  “Puls”. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан