• петок, 15 мај 2026

Shtajnmaer: Ushtarët amerikan në Gjermani, gjithashtu, janë edhe në interes të SHBA-së

Shtajnmaer: Ushtarët amerikan në Gjermani, gjithashtu, janë edhe në interes të SHBA-së

Helsinki, 7 maj 2026 (MIA) - Kryetari gjerman Frank-Valter Shtajnmaer pret që SHBA-ja të ruajnë një prani ushtarake në Gjermani, edhe pavarësisht tërheqjes së paralajmëruar të disa mijëra trupave, njoftoi sot DPA. 

Ai në Helsinki deklaroi se beson që SHBA-ja e kuptojnë që stacionimi i trupave në Gjermani në vende kyçe siç është baza "Ramshtajn" gjithashtu, është në interesin e tyre strategjik.

"Ne besojmë dhe mbështetemi në të," tha ai.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Shtajnmaer, presidenti finlandez Aleksandar Stub shprehu besimin e tij se SHBA-ja do të vazhdojë të ndihmojnë aleatët e tyre evropianë në rast të agresionit rus, transmetoi agjencia gjermane.

"Besoj se garancitë e sigurisë të SHBA-së janë të vlefshme dhe do të vazhdojnë të jenë të vlefshme", tha Stub.

Armët bërthamore ruse të stacionuara 100 kilometra nga kufiri finlandez nuk synojnë në të vërtetë Helsinkin, Stokholmin apo Oslon, por Uashingtonin dhe Nju Jorkun, shtoi ai. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан