• петок, 08 ноември 2024

Shqipëri: Deputetët dhunues janë përjashtuar nga parlamenti nga 10 ditë deri në dy muaj

Shqipëri: Deputetët dhunues janë përjashtuar nga parlamenti nga 10 ditë deri në dy muaj

Tiranë, 2 tetor 2024 (MIKA) - Sekretariati për Etikë pranë Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur sot për përjashtimin prej 60 ditëve nga Kuvendi për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së, Flamur Noka, dhe Bledion Nallbati.

Sekretariati vendosi të përjashtojë për 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spahodhe Dashnor Sula.

Gjithashtu me 10 ditë është përjashtuar edhe deputeti Edi Paloka.

Sekretariati i Etikës mori në shqyrtim kërkesën e PS-së për përjashtimin e 24 deputetëve demokratë pas veprimeve të dhunshme që u shoqëruan në seancën parlamentare të 30 shtatorit, me djegien e karrigeve me shishe me benzinë, hedhjen e sendeve të forta drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave si dhe kaosit të shkaktuar në seancë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан