Shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në Kinë, 12 të vdekur
- Një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në provincën Hubei të Kinës sot mori jetën 12 personave, raportuan mediat shtetërore, incidenti i dytë i tillë gjatë festimeve të Vitit të Ri kinez.
Pekin, 18 shkurt 2026 (MIA) - Një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në provincën Hubei të Kinës sot mori jetën 12 personave, raportuan mediat shtetërore, incidenti i dytë i tillë gjatë festimeve të Vitit të Ri kinez.
Shërbimet për raste urgjente shuan zjarrin në dyqanin e fishekzjarrëve në qytetin Sjangjang dhe shkaku i shpërthimit është aktualisht nën hetim, raportuan mediat kineze.
Fishekzjarrët përdoren gjerësisht gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor në Kinë, por përdorimi i tyre është shpesh shkaku i aksidenteve të shumta.
Një tjetër aksident në një dyqan fishekzjarrësh në provincën lindore Xhangsu të dielën humbën jetën tetë persona, ndërsa dy u lënduan.
Autoritetet thanë se një burrë ndezi fishekzjarrë pranë dyqanit.
Ministria për Gjendje të Jashtëzakonshme lëshoi dje një paralajmërim kundër përdorimit të fishekzjarrëve, duke thënë se ato paraqesin "rrezik më të madh" gjatë festave.
Foto: Arkivi