Shporta minimale sindikale për prillin 68.797 denarë
- Vlera e shportës minimale sindikale për prillin e këtij viti është 68.797 denarë dhe krahasuar me marsin, i cili ishte 67.818 denarë, është rritur për 979 denarë, njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Vlera e shportës minimale sindikale për prillin e këtij viti është 68.797 denarë dhe krahasuar me marsin, i cili ishte 67.818 denarë, është rritur për 979 denarë, njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë, thekson LSM, për prillin është 84.172 denarë. Rritja e vlerës së shportës minimale sindikale për katër muaj, janar, shkurt, mars dhe prill 2026, është 3.305 denarë.
Për ushqim dhe pije nevojiten 26/085 denarë, të pasuara nga Arsimi, 7.000 denarë, qiraja, uji, energjia elektrike dhe ngrohja, 6.338 denarë, veshjet dhe këpucët, 6.129 denarë, rekreacioni dhe kultura, 5.592, transporti, 4.961, restorantet dhe hotelet, 4,131, higjiena personale dhe higjiena e shtëpisë, 2.667 denarë, komunikimet 3.417, shëndetësia, 1.185. mb/
