Janevska do të ketë edhe një takim për ligjin për arsim të lartë, i cili pastaj shkon në procedurë qeveritare
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska kumtoi se do të ketë edhe një takim me, siç tha, grupin e interesit dhe se ai do të jetë i fundit nga takimet që deri tani i kemi pasur lidhur me ligjin për arsim të lartë.
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska kumtoi se do të ketë edhe një takim me, siç tha, grupin e interesit dhe se ai do të jetë i fundit nga takimet që deri tani i kemi pasur lidhur me ligjin për arsim të lartë.
"Ligji tani është i mbyllur, por t'i dëgjojmë të gjithë që kanë kërkuar takim dhe pastaj do të shkojë në procedurë qeveritare, që do të thotë nevojë legjislatura ta kontrollojë edhe një herë ligjin, për të parë nëse është në pajtim me ligjet tjera, nëse është i shkruar ashtu siç duhet me gjuhën juriste, e tjerë. Pastaj në seancë qeveritare t'i dëgjojmë të gjithë anëtarët e Qeverisë dhe pasi edhe kjo të përfundojë, shkon në procedurë të Kuvendit", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Fakultetin Teknologjik-metalurgjik. bsh/
Foto: MIA arkiv