• сабота, 16 мај 2026

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti janë rritur për 5,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 5,0 për qind

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti janë rritur për 5,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 5,0 për qind

Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - Shpenzimet e jetesës në prill të vitit 2026, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 5,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë rritje prej 5,0 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të shpenzimeve për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2026, është 1.3 për qind. 

Rritja e shpenzimeve për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 10.1 për qind, Rekracion, sport dhe kulturë për 1.4 për qind, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 1.2 për qind, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 0.7 për qind, Veshje dhe këpucë, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme dhe Informacion dhe komunikim për 0.6 për qind, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.4 për qind, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse, Kujdesi shëndetësor dhe Shërbime për arsim për 0.3 për qind.

Rënia e inflacionit në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin mars e vitit 2026, është rezultat i rënies së shpenzimeve për jetesë në grupin e mëposhtme Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 0.2 për qind.

Shpenzimet e jetesës në grupin Sigurim dhe shërbime financiare, mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Çmimet me pakicë në prill të këtij viti, sërish, në krahasim me marsin, shënojnë rritje prej 3,2 për qind. sa/

Foto: MIA arkivi

 

 

 

Остани поврзан