Shpenzimet botërore për armatim vitin e kaluar arritën 2.887 miliardë dollarë, më së shumti në Evropë dhe në Azi
- – Shpenzimet për armatim në botë vitin e kaluar arritën 2.887 miliardë dollarë, që përfaqëson rritje reale prej 2,9 për qind në krahasim me vitin 2024, bëhet e ditur në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Hulumtimin e Paqes në Stokholm (SIPRI).
Stokholm, 27 prill 2026 (MIA) – Shpenzimet për armatim në botë vitin e kaluar arritën 2.887 miliardë dollarë, që përfaqëson rritje reale prej 2,9 për qind në krahasim me vitin 2024, bëhet e ditur në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Hulumtimin e Paqes në Stokholm (SIPRI).
Sipas raportit, shpenzimet ushtarake u ulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por u rritën për 14 për qind në Evropë dhe për 8,1 për qind në Azi dhe Oqeani. Tre shpenzuesit më të mëdhenj – SHBA-ja, Kina dhe Rusia – bashkë shpenzuan 1.480 miliardë dollarë, gjegjësisht 51 për qind të vlerës së përgjithshme globale.
Ky është viti i 11-të me radhë si shënohet rritje e konsumit ushtarak, me çka barra ushtarake globale – gjegjësisht pjesëmarrja e shpenzimeve ushtarake në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) – ka arritur 2,5 për qind, niveli më i lartë që nga viti 2009.
Edhe pse rritja prej 2,9 për qind është dukshëm më e vogël nga rritja prej 9,7 për qind e vërejtur në vitin 2024, ngadalësimi kryesisht sqarohet me rënien e shpenzimeve të SHBA-së.
Kontribuuesi kryesor në rritjen globale në vitin 2025 ishte rritje prej 14 për qind në Evropë, ku shpenzimet arritën në 864 miliardë dollarë. Në të njëjtën kohë, shpenzimet ushtarake në Rusi dhe Ukrainë vazhduan të rriteshin në vitin e katërt të luftës, ndërsa përpjekjet për riarmatim nga anëtarët evropianë të NATO-s çuan në rritjen më të madhe vjetore në Evropën qendrore dhe perëndimore që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Shpenzimet ushtarake ruse u rritën për 5,9 për qind në vitin 2025, duke arritur 190 miliardë dollarë, që përfaqëson 7,5 për qind të PBB-së.
Sipas metodologjisë së SIPRI, 29 vende anëtare të NATO-s shpenzuan gjithsej 559 miliardë dollarë në vitin 2025, me çka 22 prej tyre për mbrojtje ndanë të paktën dy për qind të PBB-së.
Gjermania është shpenzuesi më i madh ushtarak në grup, me rritje të shpenzimeve prej 24 për qind në 114 miliardë dollarë. Shpenzimet ushtarake të Gjermanisë e tejkaluan pragun prej dy për qind për herë të parë nga viti 1990, duke arritur 2,3 për qind të PBB-së në vitin 2025.
Në raport shtohet se në vitin 2025 shpenzimet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s u rritën më shpejtë nga viti 1953, që e reflekton synimin drejt pavarësisë më të madhe evropiane, si dhe presionit të rritur të SHBA-së për shpërndarje më të barabartë të barrës në kuadër të Aleancës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s