Shpërthime në aeroportin ndërkombëtar në Teheran
- – Disa shpërthime u dëgjuan sot në mëngjes në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Meherab në Teheran, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Teheran, 7 mars 2026 (MIA) – Disa shpërthime u dëgjuan sot në mëngjes në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Meherab në Teheran, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Infrastruktura e aeroportit tashmë ishte goditur në sulmet amerikane – izraelite gjatë ditëve të kaluara.
Ushtria izraelite paralajmëroi “valë të re të sulmeve të mëdha ajrore” mbi caqet qeveritare në Teheran, ku një numër i madh i njerëzve u tubuan të premten në lutjen e parë pas vdekjes së liderit suprem të Iranit, ajatollahut Ali Hamnei.
Sulmet izraelite – amerikane filluan saktë para një jave, ndërsa në ditën e parë të sulmeve, më 28 shkurt, Hamnei ishte vrarë. fc/
Foto: EPA