• петок, 31 јануари 2025

Sholc i shqetësuar për shkak të intervenimeve të Maskut në fushatën zgjedhore gjermane

Sholc i shqetësuar për shkak të intervenimeve të Maskut në fushatën zgjedhore gjermane

Frankfurt, 19 janar 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot ka shprehur shqetësim për shkak të intervenimeve të miliarderit Ilon Mask në fushatën zgjedhore në Gjermani, njoftoi DPA.

"Ajo që me të vërtetë duhet të na shqetësojë është ajo se një njeri si Ilon Mask, i cili ka fuqi të madhe mediatike, i përkrah partitë ekstreme të djathta në Evropë, për shembull në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani dhe në shumë vende tjera", tha Sholc gjatë një tubimi zgjedhor në Shvalbah am Taunus, në afërsi të Frankfurtit.

Sholc potencoi se Mask nuk është njeriu i parë i pasur konservativ, i cili ka tentuar ta shfrytëzojë ndikimin e tij gjatë fushatës zgjedhore.

"Fakti se pronarët konservativë të mediumeve po udhëheqin fushata të ashpra kundër politikanëve sociademokratë nuk është asgjë e re. Kjo çdoherë u është lejuar. E re është se kjo po ndodh nga vendet e huaja, por e mbuluar edhe me lirinë e shprehjes", tha Sholc.

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme gjermane më 23 shkurt, Mask disa herë e lavdëroi Alternativën ekstreme të djathtë për Gjermaninë (AfD) si "parti të vetme, e cila mund ta shpëtojë Gjermaninë", ndërsa paradokohe realizoi bisedë drejtpërdrejtë në platformën e tij Iks me lideren e AfD-së, Alis Vajdel.

Ai po ashtu ishte mjaftë kritik ndaj Sholcit dhe ndaj presidentit gjerman, Frank-VAlter Shtajnmaer. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан