• сабота, 04 јануари 2025

Shkupi sot në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë

Shkupi sot në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë

Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Shkupi është sot në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë me indeks të lartë të ndotjes prej 176, sipas të dhënave të fundit të platformës për matjen e cilësisë së ajrit “Aj-Kju-Er”.

Воздухот во Скопје се оценува како нездрав и се препорачува да се избегнува физичка активност на отворено, да се носи заштитна маска на отворено и да не се проветрува во домот.  Најзагадено е

Kryeqyteti për momentin është në vendin e nëntë, ndërsa si ndotës më të mëdhenj theksohen grimcat PM 2.5 me koncentrim prej 91 mikrogramë për metër kub, ndërsa grimcat PM 10 kanë një koncentrim prej 94.7 mikrogramë për metër kub. Koncentrimi i PM 2.5 në kryeqytet është aktualisht 18 herë më i lartë se vlera e udhëzimit vjetor të cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ajri në Shkup vlerësohet si i pashëndetshëm dhe rekomandohet të shmanget aktiviteti fizik në qiell të hapur, të vendoset maskë mbrojtëse dhe të mos ajroset shpesh shtëpia.

Më e ndotur është Qendra - 201, pastaj Kisella Voda - 189, Lisiçe e Re -186 dhe Karposh 4 - 183.

Воздухот во Скопје се оценува како нездрав и се препорачува да се избегнува физичка активност на отворено, да се носи заштитна маска на отворено и да не се проветрува во домот.  Најзагадено е

Qyteti më i ndotur në botë për momentin është Lahore në Pakistan. Pas tij në listë është kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, ndërsa në vendin e tretë është Nju Delhi i Indisë.

Foto: Aj-Kju/printskrin

 

 

Тагови

Остани поврзан