• сабота, 16 мај 2026

Shkupi nikoqir i Konferencës rajonale të ministrave për sfidat demokrafike

Shkupi nikoqir i Konferencës rajonale të ministrave për sfidat demokrafike

Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - Konferenca rajonale e ministrave me temë "Udhëheqja e ndryshimeve: Rrugët drejt qëndrueshmërisë demografike në përputhje me nevojat e njerëzve", do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, nën organizim të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në partneritet me Fondin e Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë (UNFPA). 

Konferencën do ta hapë kryeministri Hristian Mickoski, i cili është edhe mbështetës i këtij eventi, gjatë së cilës do të mbahen shtatë panel sesione me pjesëmarrjen e ministrave, zëvendësministrave dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Në hapje do të mbajnë fjalim edhe ministrat e Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Tmiço Mucunski, si dhe Pio Smit, ndihmsë sekretar i përgjithshëm dhe zëvendësdrejtor ekzekutiv në UNFPA, dhe Alen Berse, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Në ditën e parë të konferencës do të debatohet në panel sesionet: "Tendencat demografike dhe politikat publike: Nga sfida drejt qëndrueshmërisë", "Fuqizimi i njerëzve: Kapitali njerëzor, politikat e orientuara drejt familjes, plakja e shëndetshme dhe aktive", "Mbështetja e njerëzve në tranzicion: Tregu i punës, mbrojtja sociale, politikat e migracionit dhe diaspora" dhe "Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal për qëndrueshmëri demografike". 

Ditën e dytë konferencën do ta hapë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa janë paraparë tre diskutime tematike në panel. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан