• вторник, 21 април 2026

Shkupi nikoqir i Kampionatit botëror shkollor në hendboll për nxënësit e shkollave të mesme

Shkupi nikoqir i Kampionatit botëror shkollor në hendboll për nxënësit e shkollave të mesme

Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Nën patronazhin e Ministrisë së Sportit nga sot deri më 29 prill, Shkupi do të jetë nikoqir i Kampionatit botëror shkollor në hendboll për nxënësit e shkollave të mesme. 

Siç informojnë nga Ministria e Sportit, në këtë Kampionat pritet të marrin pjesë rreth 1,000 hendbollistë dhe hendbolliste të rinj - nxënës të shkollave të mesme deri në moshën 18 vjeç nga e gjithë bota. Organizimi i këtij kampionati paraqet mirënjohjen për përpjekjet e Ministrisë, që sporti të jetë pjesë e përditshmërisë së të rinjve përmes sistemit arsimor. 

Maqedonia këtë vit edhe zyrtarisht u bashkua në platformën "Lojrat sportive për të rinjtë" duke hapur një kapitulli të ri në zhvillimin e sportit rinor. Ky është manifestimi më i madh sportiv për të rinjtë në Evropë, i cili prej 30 vitesh organizon gara sportive për fëmijë nga 6 deri në 18 vjeç, ku deri më tani kanë marrë pjesë mbi 3.440.000 pjesëmarrës. qa/

Foto: Federata e sporteve shkollor të Maqedonisë 

Остани поврзан