• понеделник, 01 јули 2024

Shkatërrohen 36 dronë ukrainas në Rusinë perëndimore

Shkatërrohen 36 dronë ukrainas në Rusinë perëndimore

 Moskë, 1 korrik 2024 (MIA) - Në rajonet perëndimore  ruse të cila kufizohen me Ukrainën mbrëmë janë shkatërruar 36 dronë ukrainas, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

 "Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 18 dronë mbi rajonin Bërjans, nëntë dronë në rajonin Kursk dhe nëntë dronë mbi rajonin e Belgorodit", bëri të ditur  mëngjesin e sotëm Ministria.

 Nuk saktësohet nëse ka dëm apo të lënduar.

Guvernatori lokal i rajonit Bërjans, Aleksandar Bogomaz, deklaroi se dronët e rrëzuar nuk shkaktuan asnjë dëm dhe nuk ka viktima.

 Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar të njëjtin numër dronë në gjashtë rajone perëndimore.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан